Bano nuk e diskuton Veleçikun: Tifozë ejani, në fund do festojmë!

0

Shkumbini-Veleçiku rikthehet të luhet sërish dhe peqinasit këtë herë tentojnë rikthimin në Kategorinë e Parë. Trajneri Artan Bano është i bindur se skuadra e tij këtë herë nuk do të gabojë. Sigurisht peqinasit presin edhe mbështetjen e tifozëve në Shijak nesër, ndërkohë që do tentohet “hakmarrja” për rrëzimin nga e Para një vit më parë.

“Natyrisht që Shkumbini nuk do të gabojë në këtë përballje ‘hakmarrjeje’, në kuptimin sportiv. Ka shumë arsye që ne do ta fitojmë këtë sfidë, jo vetëm nga përvoja në elitën e futbollit shqiptar, por edhe nga përbërja që kemi aktualisht. Te Shkumbini është një brez futbollistësh që garanton sukses, jo vetëm në sfidën me Veleçikun, por edhe në Kategorinë e Parë”, shprehet Artan Bano për SportEkspres.com.

Më pas ai ka një mesazh për tifozët: “Tifozët e dinë se çfarë efektesh ka mbështetja e tyre për skuadrën, ndaj klubi u ka bërë thirrje që të jenë masivisht në stadiumin e Shijakut. Është një finale që vendos sezonin për skuadrën tonë dhe u garantoj se do ketë fitore dhe festë. Gjithashtu kërkojmë gjykim korrekt”. Ndeshja mes Shkumbinit dhe Veleçikut luhet nesër (e premte) prej orës 16:00.

AGRON KAJA

 

Ndeshjet Play-off

E premte, 24.05.2016, ora 16.00
Veleçiku-Shkumbini
(Stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak)
Elbasani-Luzi 2008
(Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.