Banerat u kushtojnë shumë, tifozëve të Dortmundit u ndalohet hyrja për 3 vite në stadiumin e Hofenheimit

0

Federata Gjermane e Futbollit vjen me një lajm të hidhur për tifozët e Borusias së Dortmundit. Ndonëse të gjithë i njohin për atmosferën e jashtëzakonshme dhe për spektaklin që dhurojnë në shkallët e stadiumit, tifozët e verdhezinjve tashmë përballen me një vendim aspak të lehtë në Gjermani. Këtyre të fundit u ndalohet hyrja në stadiumin e Hofenheimit për plot tre vite. Kështu deri në viin 2022, Dortmundi do të luajë pa mbështetjen e tifozëve të saj në transfertat me ekipin e Hofenheim. Shkak për këtë janë bërë veprimet e përsëritura në drejtim të Dietmar Hop.

Historia daton që më herët, teksa në vitin 2018 federata është mjaftuar me vetëm një gjob dhe paralajmërim për tifozët e Dortmundit. Kjo pasi këta të fundit shpalosën banera fyes në drejtim të Hop, madje një prej tyre përfshinte portretin e tij i rrethuar nga një shënjestër dhe i shoqëruar me fjalët “Hasta La Vista Hopp”. Por pavarësisht gjobës dhe paralajmërimit mbështetëst e verdhezinjve nuk i ndalën shpalosjet e banerave në dëm të pronarit të Hofenheimit, madje të gjithë në kor thërrisnin me ironi ‘Nuk do të përsëritet më Hofenheim”.

Por Federata Gjermane i ka dhënë fund tolerancës dhe ka vendosur me dorë të hekurt këtë herë. Vendim për t’i mohuar hyrjen në stadiumin “Rhein Neckar Arena” për tre vite duket një shembull i mirë për të gjithë tifozët që përsërisin veprime të tilla./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.