Banderola para derbit/ Kreativiteti i “Fanatiksave”, kjo ndeshje si një lojë shahu për ta

0

Derbi nuk luhet vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit, ku nuk mungon asnjëherë spektakli nga tifozeritë e të dy ekipeve. Gjë kjo që ia shton edhe më tepër bukurinë kësaj ndeshjeje. Mbështetësit e ekipeve të kryeqytetit kanë një rivalitet të madh me njëri–tjetrin dhe asnjëherë nuk ngurojnë ta tregojnë këtë në stadium me anë të banderolave thumbuese kundrejt kundërshtarëve.

Tifozët e Tiranës kanë treguar dhe njëherë që janë tepër kreativë, kur vjen puna tek banderolat, e cila këtë herë kishte si imazh të saj, tabelën e shahut dhe në vend të gurëve të shahut, është vendosur sahati. Kjo për të treguar që ata vendosin se kur do të përfundojë ndeshja.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.