Bamirësi nga skuadra e Këlcyrës, premio shkon për familjen në nevojë

Skuadra e Këlcyrës arriti që të fitonte minimalisht ndaj Albpetrolit. Suksesi në këtë takim do të shoqërohej me premion, siç ishte premtuar nga drejtuesit, të cilët e kanë mbajtur fjalën, por nuk kanë qenë lojtarët dhe stafi teknik që e kanë marrë këtë shpërblim.

Si futbollistët ashtu dhe trajneri e ndihmësit e tij kanë thënë dakord që shuma e parave që kishin akorduar drejtuesit të shkonin për një familje në nevojë, që jetonte në Këlcyrë dhe që në ditët e fundit kishte marrë vëmendjen e të gjithëve për gjendjen ku ndodhej.

Një gjest i madh nga lojtarët, të cilët kanë shtuar edhe vetë disa të ardhura, por kanë dërguar edhe ushtime e veshmbathje, me synimin për të ndihmuar disi në përmirësimin e gjendjes së vështirë ekonomike ku ndodhej familja në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *