Baloteli shpërthen ndaj tifozëve të Milanit: Mosmirënjohës dhe mosrespektues!

Mario Baloteli njihet për karakterin e tij të ashpër dhe të paqendrueshëm, teksa shpesh bëhet pjesë e polemikave nga më të ndryshmet. Sulmuesi italian së fundmi ka reaguar ndaj tifozëve të Milanit.

28-vjeçari çuditërisht ka vendosur t’i kundërpërgjigjet disa tifozëve të Milanit, me një story para disa orësh, duke thënë se ndjen mosmirënjohje dhe mosrespektim nga tifozët kuqezi, pavarësisht se ata janë në zemrën e tij. Gjithashtu italiani shtoi se, fjalët që ka shkruajtur nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë lëvizje të mundshme të tij drejt Milanit.

“Është mirë të dëgjosh nga tifozët e Milanit, që nuk e duan një rikthim timin edhe pse është thuajse i pamundur. Çdo gjë në rregull, një ditë ti i duhesh dhe një ditë tjetër jo. E rëndësishme është të mos ndjesh ndonjë keqardhje. Nuk kam asnjë plan për të lëvizur tani. Po e shkruaj këtë, për të vënë në dukje, mosmirënjohjen dhe mosrespketin e një populli, që gjithmonë do të jetë në zemrën time”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *