Baloteli “show”, gol dhe simulim komik mes rrëmujës

Mario Baloteli nuk ka për t’u ndrequr kurrë, sado të premtojë e të betohet se është rritur, mjafton të shihet ajo që ndodhi të shtunën.

Sulmuesi barazoi për Nicën në minutën e 58-të, në sfidën e mbyllur 1-1 në Strasburg, ndërkohë që pas golit shkoi me vrap të merrte topin për të rinisur lojën.

Aty nisi një grindje me portierin Ukixha dhe lojtarë të tjerë që u përfshinë, me mbrojtësin Linard që u përplas me sulmuesin italian dhe ky i fundit u rrëzua në tokë, duke pretenduar se u godit me bërryl në fytyrë.

Baloteli qëndroi i shtrirë “i plagosur” për disa momente, por më pas mori kartonin e verdhë që meritonte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *