Baloteli reagon për gjestin e Ronaldos: Nëse do e kisha bërë unë…

Juventusi mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e kaluar, në derbin ndaj Torinos. Autori i golit të vetëm të sfidës, ishte Kristiano Ronaldo, i cili shënoi nga pika e bardhë. Ajo çka habiti më shumë, ishte reagimi i portugezit, pas golit të shënuar.

Ronaldo, në mënyrë të çuditshme përplasi me sup portierin e Torinos, Ikaco, teksa u ndëshkua me karton të verdhë për atë gjest. Pavarësisht se ylli i bardhezinjve kërkoi falje më pas, momenti nuk kaloi pa u komentuar. Mario Baloteli, reagoi menjëherë me një story në llogarinë e tij personale në Instagram.

Sulmuesi italian shkruajti se në rast se një gjë e tillë do të bëhej nga ai, nuk do të kalonte aq lehtë sa u kalua me Ronaldon. “Në qoftë se do ta kisha bërë unë…mirupafshim”. Ky ishte shkrimi i Mario Balotelit, i cili dhe një herë tjetër e gjen mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes.
https://www.youtube.com/watch?v=6nCwvt1xUBI&feature=youtu.be

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *