Baloteli lë Nicën, zyrtarizimi i ekipit të ri çështje kohe

0

Mario Baloteli, prej kohësh është në kërkim të ekipit të tij të ri, pasi me Nicën e ka mbyllur prej kohësh, teksa marrëdhëniet me trajnerin Patrik Vieira nuk kanë qenë të mira. U përfol shumë për një rikthim në Serie A, ku ekipe si Sampdoria, Sasuolo apo Bolonja ishin të gatshëm për shërbimet e sulmuesit, por duket se së fundmi ka dalë një pistë e re.

Olimpiku i Marsejës duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i Balotelit, ku mediat franceze raportojnë se italiani është në bisedime të avancuara me drejtuesit marsejez.
Kujtojmë, në merkato e verës, 28-vjeçari ishte përsëri shumë pranë Marsejës, por në fund marrëveshja u prish nga presidenti i Nicës.


Gjithsesi, tashmë Nica duket se është lodhur nga sulmuesi italian, i cili gjithashtu kërkon të largohet dhe në orën në vazhdim pritet dhe zyrtarizimi i kalimit të tij në Marsejë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.