Baloteli i “bllokuar” te Nica, Marseja dërgon ofertat qesharake

Mario Baloteli nuk ka sesi t’i shpëtoj polemikave në çdo klub që shkon. Sulmuesi italian dhe agjenti i tij Mino Raiola pretendojnë që lojtari është i lirë, por klubi i Nicës dhe dokumentet ligjore tregojnë një tjetër histori. Tek ekipi francez janë të gatshëm ta shesin lojtarin për një çmim prej 10 milionë eurosh, por kjo klubet e interesuara për Balotelin po shfrytëzojnë situatën për të përfituar sa më shumë.

Marseja, skuadër që ka shfaqur interes më konkret ka dërguar dy oferta për sulmuesin italian, njëra më qesharake se tjetra. Oferta e parë ishte marrja e Balotelit me kosto 0 dhe si këmbim Nica do të merrte në një huazim me detyrim blerje 5 milionë € fantazistin Remi Kabela. Pra Marseja kërkonte që me një gur të vriste dy zogj, duke hequr edhe një lojtar të nivelit mesatar si Kabela, e duke siguruar shërbimet e sulmuesit italian.

Ndërsa ofertës së dytë i janë shtuar 2.5 milionë € për kartonin e Balotelit dhe një vlerë kartoni më e vogël për blerjen e Kabelës. Sido që të shkojnë tratativat, është e sigurt që Baloteli nuk do të luaj më për Nicë, pasi ai nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë stërvitore që nga përfundimi i sezonit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *