Ballshiotët: Bano, e harrove si fitove me Tomorin?!

0

Ndeshja finale Lushnja-Bylis, duket se ka nisur para kohe në media, por edhe në rrjetet sociale. Në fakt, janë ballshiotët ata të cilët kanë akuzuar lagunarët pas sfidës në Pogradec, dnërsa dje kanë reaguar lushnjarët, të cilët i kanë kujtuar Bylisit ndeshjen me Tomorin, e cila nga 2-0 për beratas, përfundoi 2-3 për ballshiotët. Klubi në faqen e vet zyrtare ka dalë me një reagim, ku i ka kujtuar edhe trajnerit të Lushnjës Bano se si skuadra e tij fitoi ndaj beratasve.

REAGIMI – “Lidhur me deklaratën e trajnerin Bano për hetim, ne jemi të hapur që të hetohen edhe ndeshjet e Lushnjes, të gjitha, madje edhe gjyqtarët dhe sidomos në Pogradec ku portieri yt bëri çudira…! Madje, UEFA po t’i shoh se si fiton Lushnja, do të “vërë duart në kokë”. Nuk është faji ynë pse Tomori luan me të rinjtë i dashur Bano! Ne, shkuam për fitore dhe fitoren morëm, pra, Bylisi nuk paracakton rezultatin siç bëre zotërote në Pogradec me skuadrën! Meqë përmend Tomorin, po t’i si ke fituar me Tomorin?! Po ne Pogradec çfarë u bë, se e dimë që të “djeg” shumë ajo “ndeshje”?! Bylisi ka dhënë më të mirën për të fituar, por t’i edhe Lushnja keni shume ndeshje….! Ne, po e bëjmë si burrat kurse ju i fshihni dhuratat qe merrni dhe ndeshjet qe trukoni! Forca Bylis! Më të bashkuar se kurrë!”, ka qenë reagimi i ballshiotëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image