Ballkani i shkakton humbjen e parë Dallkut, kishte nisje ëndrrash si trajner

Java e nëntë e kampionatit kosovar ka mësuar ditën e sotme rezultatet e tre ndeshjeve të para, të cilat kanë sjellë edhe ndryshime në renditjen e përgjithshme për sa i përket kreut.

Kështu Ballkani i Munishit i ka shkaktuar humbjen e parë Dallkut nën ndrejtimin e Prishtinës, teksa e ka mundur me shifrat 1-0 dhe shkon në këtë mënyrë në krye të tabelës me 20 pikë të grumbulluara. Ecuria e Dallkut si trajner ishte fantastike, duke i fituar të tre takimet e para.

Ndërkohë në dy ndeshjet e tjera ekipet janë ndarë me barazim. Më konkretisht Feronikeli barazon 1-1 në transfertën me Trepça 89, ndërsa ndeshja mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit përfundon me rezultatin 2-2. Pika e marrë në këto takime i lë të katër ekipet në të njëjtën pozitë si më parë në renditjen e përgjithshme.

Ditën e nesërme do të luhen edhe dy takimet e mbetura mes Drenicës dhe Dritës, ku intelektualët do të kërkojnë fitoren për të bashkëudhëhequr në vendin e parë me Ballkanin, si dhe ndërmjet Gjilanit dhe Dukagjinit, ku ekipi i Mezanit do të përpiqet të mbajë ritmin e kryesuesëve./Sport Ekspres/