Balliu titullar, PSG dërrmon Metzin

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Ivan Balliu, luajti nga minuta e parë sot në ndeshjen e kampionatit francez mes Metzit e PSG-së.

Një shfaqje me një aktor, sepse PSG dominoi totalisht dhe fitoi 5-1, në një ndeshje ku natyrisht nuk priteshin surpriza.

Golin e parë të takimit e shënoi Edinson Kavani në minutën e 31-të, pas një pasimi nga Nejmar, ndërsa Emanuel Rivier barazoi shifrat në pjesën e parë të takimit. Dalja me të kuq e mbrojtësit Benua Asu-Ekoto zhyti Metzin, që pësoi golin e dytë nga debutuesi Kilian Mbape, lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë pas Nejmarit.

Braziliani shënoi golin e tretë dhe më pas Kavani e Luka Moura thelluan avantazhin, në një ndeshje ku është konfirmuar forma e shkëlqyer e PSG-së, që po fiton dhe shënon me lehtësi të frikshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *