“Ballistët” e Tetovës dhe “ujqërit”, takim për Partizanin e Beogradit

 

Në Elbasan pritet që të enjten e 19 tetorit të jenë të pranishëm në stadium grupime të ndryshme tifozësh, në mbështetje të korçarëve

Më 19 tetor, në stadiumin “Elbasan Arena”, luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit, e vlefshme për Grupin B të Europa League. Duke parë rëndësinë e kësaj përballjeje, klubi korçar hodhi në treg që dy javë para biletat dhe interesimi është mjaft i madh që tani. Stadiumi “Elbasan Arena” pritet të jetë plot e përplot atë mbrëmje të 19 tetorit, ndërkohë që tifozët korçarë kanë filluar organizimin. Përkrah “Ujqërve të dëborës” pritet që në Elbasan atë mbrëmje të jenë edhe shumë tifozët të tjerë shqiptarë, në mbështetje të Skënderbeut. Do të ketë edhe grupime të tifozerive të tjera, madje edhe nga jashtë kufirit. Nuk do të mungojnë tifozë të organizuar nga Maqedonia, apo edhe nga Kosova. Grupimi i parë që ka dhënë “ok”-in për mbështetje maksimale në ndeshjen me ekipin serb është ai i “Ballistëve” të Tetovës. Dje ka qenë në Korçë një përfaqësi e këtij grupimi, që është takuar me disa përfaqësues të “Ujqërve të dëborës”. Të gjithë bashkë kanë qenë në stadiumin “Skënderbeu” dhe kanë ndjekur nga afër edhe stërvitjen e skuadrës korçare. Në këtë takim është diskutuar për ndeshjen e 19 tetorit dhe mënyrën si do të organizohen tifozët. “Ballistët” kanë premtuar se do të jenë të shumtë në “Elbasan Arena”, ku priten edhe grupime të tjera, që do ta bëjnë atmosferën super atë mbrëmje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *