Ballist Morina kërkon liri për festat!

0

Dy muaj nga arrestimi nën akuzën e armbajties pa leje Ballist Morina i njohur si djali që ngriti dronin me flamurin autochtonus në ndeshjen Serbi-Shqipëri kërkon lirinë në gjykatën e lartë në prag të festave të Fundvitit.Relatori i këtij gjykimi Guxim Zenelaj ende nuk ka caktuar një datë për gjykimin e këtij rekursi, ndërsa burime nga gjykata e lartë bënë me dije për Shqiptarja.com se ky proces mund të zhvillohet javën e ardhshme. Morina u arrestuar me 7 tetor nga komisariati numër një në Tiranë, një ditë para ndeshje Shqipëri-Serbi të luajtur në Elbasan Arena. Në kërkesën depozituar në Gjykatën e Lartë avokati i tij Ardian Visha kërkon lirimin e Morinës dhe hetimin e tij me masë më të butë përfshi dhe detyrim paraqitje apo mbikqyrjen elektronike, raporton Shqiptarja.com

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here