Ballgjini: Edhe Teuta për kampion, ja çfarë më bën optimist

Haxhi Ballgjini është trajneri i cili i ka dhënë titullin në vitin 1994 ekipit të Teutës. Ish-trajneri i bregdetarëve foli për “Supersport” në “Zona Gol” ku tregoi se është mjaft optimist se ekipi i Shkëmbit mund të dalë kampion.

“Ky është momenti. Të gjitha ekipet për titull nuk kanë diferenca mes tyre. për momentin në këtë gjendje që është Superiorja nuk është një ekip që them se mund të veçojmë një ekip. Edhe Flamurtari ka mundësi të dalë kampion”.

Të dalësh kampion është emocion, sidomos kur del për herë të parë. Ndryshimi është se atëherë kishte shumë spektatorë, ndërsa sot sërish nuk ka shumë.

“Unë kam qenë skeptik për këtë Teutë, duke parë ndeshjet e para. falë punës së Shkëmbit. Kampionët nxjerrin kampionë, por dhe nga mbështetja e jashtëzakonshme e presidentit. Të jesh trajner në Durrës është komoditet, pasi të japin kohën e duhur për të drejtuar dhe për të marrë rezultate”.

“Skuadra e Shkëmbit është shumë afër për të rivalizuar për titull. nëse merr sot 3 pikët do të jetë favorit, ashtu si dhe Partizani. Ekip që më ka pëlqyer më shumë është Partizani, edhe me pak nostalgji. Ka bërë një sezon fantastik”.

“Nuk e di se pse nuk vijnë tifozët. Durrsakët janë shumë sportdashës. Nuk mund të jap një përgjigje se pse mungojnë”.

“Për mua është mjaftueshëm që ka 8 javë pa u mundur dhe 6 fitore. Më bën optimist jo vetëm për rezultatet, por edhe për mënyrën e lojës”.

“Është më pak i lexueshëm. Trajnerët janë më të aftë, pasi edhe në lojë kanë ndryshuar shumë rreshtimin. Po ashtu edhe terrenet janë shumë më ndryshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *