Ballack: Ja si humbi Gjermania

0

Legjenda e futbollit gjerman, Michael Ballack, është shprehur se Franca meritoi të shkojë në finale duke mposhtur 2-0 Gjermaninë. Ai ka shpjeguar edhe taktikisht si humbën gjermanët.

“Franca e meritoi plotësisht fitoren”, – u shpreh ish-mesfushori në “ESPN”. “Ata luajtën shkëlqyeshëm. Fillimisht pritën dhe e lejuan Gjermaninë t’u vinte drejt zonës dhe kjo funksionon shumë mirë me një Griezmann fantastik, me një Pogba apo Payet fantastik. Gjermania nuk e gjeti kurrë skuadrën e duhur”, – shtoi ai.

Ballack shpjegoi edhe penalltinë e shkaktuar pak para mbylljes së pjesës së parë nga Bastian Schweinsteiger. “Po, ishte 100%. Ai u përpoq ta korrigjonte gabimin, por ishte shumë vonë. E largoi topin me dorë, përndryshe nuk do ta arrinte”, – përfundoi 39-vjeçari.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image