Balaj shënon sërish: Radhën e ka Cikalleshi

0

Sulmuesi shkodran ka gjetur golin e parë në kampionat me Rijekën, në suksesin 3-0 ndaj Hajdukut. Përballja e radhës, derbi kuqezi në Split: Sdua të ndalem, kemi ekip super

Anton Cicani
Ky është vetëm aperitivi, kishte deklaruar Bekim Balaj për Sport Ekspres pas golit në Kupën e Kroacisë, përpara disa ditësh, dhe e ka mbajtur fjalën. Në debutimin absolut në kampionatin kroat brenda fushës (ai luajti një javë më parë në fushën e Istrës), ndaj Hajduk Splitit, ka ardhur edhe rrjeta zyrtare e parë me Rijekën në këtë kompeticion. Një mbrëmje fantastike për sulmuesin shkodran, që ka ngritur në festë të pranishmit në stadium, pas koreografisë spetakolare të tifozerisë. Ishte minuta e 13-të e takimit kur Bekim Balaj përfitoi nga një largim jo i mirë i topit nga një mbrojtës kundërshtar dhe me një goditje të bukur nga jashtë zone mposhti portierin e Hajdukut. Dy golat e tjerë për ekipin që drejtohet nga trajneri slloven Matjaz Kek i shënoi mesfushori Vedran Jugoviç në minutat 2 dhe 84 por finalizimi i 24-vjecarit shqiptar rezultoi me të vërtetë përcaktues në suksesin e Rijekës pasi i coi shifrat në 2-0 duke hipotekuar fitoren e skuadrës vendase.
Ngjitja – Me këtë triumf Hnk Rijeka u ngjit në kuotën e 46 pikëve, dhe pas 21 javëve kampionat pozicionohet e dyta me vetëm 9 pikë më pak se kryesuesit e Dinamos së Zagrebit. Bekim Balaj u transferua te skuadra kroate në Janar të këtij viti dhe në 3 ndeshje mes kupës dhe kampionatit me Rijekën ka arritur të realizojë 2 gola, duke i dhënë sinjale të mira edhe për Kombëtaren kuqezi, që pikërisht ka nevojë për golat e Balajt për të ëndërruar Francën. Në fakt, më 29 mars, ndeshja me Armeninë është tepër e rëndësishme.

Objektivi Jam shumë i kënaqur nga kjo fitore. Këtu është gjithçka perfekte, ambejtni, skuadra, tifozeria fantastike dhe më pritën vërtet mirë. Pa harruar edhe trajnerin Kek, që është duke bërë një punë të shkëlqyer, tha Balaj në një linjë telefonike me Sport Ekspres, duke shtuar: Mendoj se jemi një skuadër tepër cilësore dhe klubi ka afruar shumë futbollistë të fortë. Titulli? Edhe pse jemi 9 pikë larg, ne do të provojmë deri në fund….

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.