Balaj me ekip të ri, firmos në Austri

Bekim Balaj i ka dhënë fund pritjes për ekipin e ri. Gazeta austriake “Kleine Zeitung” raporton se sulmuesi shkodran do vijojë karrierën e tij në Austri me skuadrën e Shturm Grac. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe zyrtarizimi tashmë është vetëm një formalitet.

Bundesliga austriake është kampionati i gjashtë i huaj në karrierën e 28-vjeçarit që më parë ka luajtur në Turqi, Çeki, Poloni, Kroaci Rusi. Balaj do të jetë gati për ta ndihmuar skuadrën e re në takimin hapës të Bundesligës, këtë të diel ndaj Sankt Pëlten.

Transferimi i Balajt tek ekipi austriak u krye me kosto 0 pasi kontrata e sulmuesit me klubin çeçen Ahmat mbaroi në fund të këtij sezoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *