Balaj mbi Portugalinë: Siç duket, goli im i solli fat…

0

Faza eliminatore e Euro 2016, për kampionët, nisi në Aveiro me humbje dhe vërshëllima përballë kuqezinjve të De Biazit, të vetmit që i mposhtën. Më pas, asnjë humbje. Golashënuesi shkodran: “Çfarë rastësie…”

Anton Cicani
Atë mbrëmjë të freskët shtatori, në Aveiro, pa Kristiano Ronaldon në fushë (ashtu si në finale, që pas minutës së 23-të), Portugalia e drejtuar nga Pinto do të pësonte një nga humbjet më të turpshme në histori (cituar mediet portugeze), pas golit të Bekim Balajt. PPëprara 22 mijë spektatorësh, kombëtarja portugeze do të dilte me kokën poshtë dhe do të vvërshëllëhej, madje edhe me disa shami të bardha dhe facoleta, që kanë domethënien e dorëzimit…

turp

Një gol i sulmuesit shkodran të kombëtares së Shqipërisë do t’I detyronte ta nisnin “në malore” fazën kualifikuese për në Europian, ndërsa për Shqipërinë do të ishin tri pikët e para. i çuditshëm fati dhe futbolli… Sot, në distancë prej 22 muajsh, Portugalia shpallet kampione e Europës dhe, ajo humbje ndaj kuqezinjve, është e vetmja në këtë rrugëtim të gjatë, gati 2-vjeçar. E ndërsa historia e Shqipërisë nisi ndaj Portugalisë, u mbyll po nga barazimi i Portugalisë me Hungarinë, që na nxorri nga gara për të tretën më të mirë nga katër ekipet që kaluan në fazën tjetër. Ndërsa, sot, skuadra e Santosit, që do të merrte drejtimin pas asaj nate ku Pinto njohu fatin e tij fatal, atë të largimit, sheh të gjithë nga lart, Bekim Balaj për “Sport Ekspres” shprehet: “Atë po mendoja… Sapo mbaroi ndeshja dhe u shpallën kampionë, thashë, Shqipëria e vetmja që i ka mundur. Sigurisht, do të kishim dashur të ishim ne në Paris duke ngritur Kupën, por edhe kjo është një kënaqësi e vogël. Kemi mundur kampionët, përpara se të shpalleshin (qesh). i solla fat me atë gol që për ata, atë mbrëmje, ishte një disfatë. Por, ai gol na dha mundësi edhe ne të shkonim në Europian, kështu që…”.

Rruga e suksesit për Portugalinë

Eliminatoret e Europianit 2016

Portugali-Shqipëri 0-1
Danimarkë-Portugali 0-1
Portugali-Armeni 1-0
Portugali-Serbi 2-1
Armeni-Portugali 2-3
Shqipëri-Portugali 0-1
Portugali-Danimarkë 1-0
Serbi-Portugali 1-2

Faza finale e Europianit 2016
Portugali-Islandë 1-1
Portugali-Austri 0-0
Hungari-Portugali 3-3

Faza e 1/8-ve
Kroaci-Portugali 0-1

Faza e 1/4-ve
Poloni-Portugali 1-1
(Portugalia kaloi me penallti)

Gjysmëfinalja
Portugali-Uells 2-0

Finalja
Portugali-Francë 1-0

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image