Balaj: Jam sulmues dhe bëra detyrën, ju tregoj pse nuk festova

Bekim Balaj arriti të gjente rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme, teksa shënoi golin e dytë në ndeshjen ndaj Andorrës. Pas ndeshjes, sulmuesi i kombëtares tonë, foli për mikrofonat e “Supersport”: “Ishim të detyruar të fitojmë. Me rëndësi është që shënuam dhe kontrolluam lojën. Është e vështirë kur nuk shënon, por sot ia dolëm dhe morëm tre pikët.

Mungesa e festës? Të them të drejtën golat i përjetoj në bazë të emocioneve. Në atë moment nuk kisha shumë. Normalisht e doja shumë, pasi më mungonte prej kohësh. Uroj të shënoj sa më shumë në të ardhmen.

Të gjithë lojtarët shfrytëzojnë minutat që u jep trajneri. U mundova të jap më të mirën në ato minuta.

Nuk jam i kënaqur me aq sa kam shënuar me Shqipërinë. Jam sulmues dhe detyra është të shënoj. Golat janë ndihmë për kombëtaren.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *