Balaj i “djeg” vendin e katërt Terekut

0

Terek Grozni rinisi sot kampionatin me një ndeshje shtëpiake kundër Ufas dhe kishte shansin e artë të ngjitej në vendin e katërt në renditje.

Nuk ndodhi kështu, sepse skuadra çeçene u mund 1-0, me gol të pësuar pak minuta para përfundimit, ndaj mbetet në vendin e pestë, një pikë poshtë Krasnodarit.

Një peshë të madhe në humbjen e Terekut ka edhe një penallti e humbur nga Bekim Balaj në minutën e 55-të, me shkodranin që gjuajti me të djathtën, por portieri mik priti.

Sulmuesi ynë luajti titullar, ashtu si Odise e Roshi e Bernard Berisha, por nuk ishte dita e shqiptarëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image