Balaj hajmali, kthim nga dëmtimi dhe fitore

0

Një autogol i dha Ahmat Groznit fitoren 1-0 dje ndaj Rubin Kazanit, me ekipin çeçen që u kthye te fitorja pas një muaji pritjeje. Si për koinçidencë, ishte edhe dita e kthimit në fushë të Bekim Balajt. Sulmuesi shkodran më në fund ka lënë pas një dëmtim aspak të thjeshtë, që e mbajti larg fushave për disa javë dhe e detyroi të kryente një operacion. Sot Balaj u aktivizua në minutën e 80-të, në vend të Bernard Berishës, ndërsa 5 minuta më vonë erdhi autogoli i Ozdoev.

Pak minuta, por shumë të rëndësishme për sulmuesin shqiptar, i cili tashmë synon të kapë formën maksimale para ndeshjeve të kombëtares.

Ndërkaq, nuk luajti asnjë minutë Odise Roshi, gjithë ndeshjen në stol. Shqetësuese situata e mesfushorit tonë, perfekt me kombëtaren, por i mënjanuar në klubin e vet, ndaj me shumë gjasa në janar do të kërkohet sistemim në ndonjë klub ku t’i garantohen minuta.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image