Balaj e Berisha “fluturojnë” në Rusi, Ahmati fiton dhe ngjitet i teti

0

Ahmat Grozni ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme ditën e sotme, teksa në transfertë ndaj Ufas, ka triumfuar minimalisht 0-1. Bekim Balaj ishte titullar dhe luajti për 67 minuta, ndërsa Bernard Berisha erdhi nga stoli dhe u aktivizua që nga minuta e 73-të.

Sulmuesi ynë i kombëtares bëri një paraqitje të kënaqshme, ndërkohë për sa i përkel golit, u shënua në minutën e 72-të dhe autor ishte mesfushori Shvets. Një fitore që e bën me krahë Ahmatin, i cili tashmë ngjitet në vendin e tetë, në kuotën e 27 pikëve, katër më shumë se sa vendi i 13-të që të çon në “play-out”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.