Balaj, 3 minuta për të dalë nga kriza

0

Bekim Balaj dhe shqiptarët e tjerë te Tereku në kampionatin rus nuk janë në një moment pozitiv dhe çuditërisht prej disa javësh kanë përfunduar të tre në stol. Nuk dihet qartë arsyeja e kësaj zgjedhjeje të Terekut, por është e qartë që ka diçka matanë aspektin sportiv, sepse ulja në stol ka ardhur njëkohësisht për të tre, pikërisht kur dukeshin të paprekshëm.

Megjithatë, sot Bekim Balaj ka dhënë një sinjal se është një futbollist që meriton hapësirë, sepse në ndeshjen e fituar sot 3-1 nga Tereku në Samara, ndaj Krilias, sulmuesi ynë u aktivizua në minutën e 73-të dhe vetëm 3 minuta më pas shënoi, duke e çuar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 86-të u fut edhe Bernard Berisha, ndërsa Roshi e ndoqi gjithë ndeshjen nga stoli.

Për Balajn ishte goli numër 9 në kampionat, i pari për vitin 2017, në 22 ndeshje si titullar, një rendiment aspak i keq, në një kampionat goxha të vështirë.

Megjithatë, për të tre futbollistët shqiptarë e ardhmja te Tereku nuk është e sigurt.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.