Bakiasi lë Egnatian për ballshiotët

Ishte përfolur prej disa ditësh dhe më në fund edhe u konkretizua si lëvizje. Mbrojtësi 29-vjecar, lushnjari Andi Bakiasi, që kreu një sezon të fundit të shkëlqyer në radhët e Egnatias, duke u shpallur kampion në Kategorinë e Dytë, ka arritur një “akord” me Bylisin, pas gjetjes së gjuhës së përbashkët me klubin rrogozhinas pët të mbyllur këtu bashkëpunimin.

“Nuk ika as për para e as për kushte më të mira. Ishte një këmbëngulje e madhe e drejtuesve të Bylisit për të luajtur në sezonin e ri në radhët e kësaj skuadre. Për mua është njësoj. Ka vetëm një ndryshim aksi, nga Lushnje–Rrogozhinë në Lushnje–Bylis. Duke qenë se nuk e kam lëvizjen time të parë, ambientimi në një skuadër të re them se do të kalojë pa asnjë problem”, shprehet Bakiasi, që falënderon drejtuesit, shokët e ekipit dhe tifozët për mbështetjen që ka marrë gjatë eksperiencës së tij tek Eganitia.

“Kjo ndarje më ‘dhemb’, por karriera e një lojtari e tillë është, kushtëzohet ndonjëherë dhe duhet të jesh i përgatitur. Tani më duhet të jem i aftë dhe gati për një sfidë të re. Respekt të veçantë për fanellën e Egnatias”, përfundon Bakiasi deklaratën për “Sport Ekspres”.

Fatmir Efica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *