Bakambu prezantohet në Kinë, bëhet afrikani më i shtrenjtë në histori

Sulmuesi i Republikës Demokratike të Kongos, Sedrik Bakambu, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin kinez Beixhin Guoan, duke vendosur një rekord, sepse është bërë lojtari afrikan më i shtrenjtë në histori.

Raportohet se 26-vjeçari i ka kushtuar 90 milionë dollarë Guoanit, që thyen kështu rekordin e Arsenalit, që shpenzoi 77 milionë dollarë për të blerë Pier-Emerik Obamejangun nga Dortmundi.

Megjithatë, Vijareali do të marrë vetëm 50 milionë, ndërsa 40 të tjera i shkojnë shtetit kinez, si taksë për blerjet e shtrenjta të klubeve të futbollit. Guoani duhej të paguante 50 milionë, por e zvarriti për një muaj zyrtarizimin e blerjes së Bakambut, derisa gjeti një shteg ligjor për të ulur me 10 milionë pagesën për shtetin kinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *