Bakajoko zyrtarisht kuqezi, por Milani nuk i ka mbaruar blerjet

Ishte kryer praktikisht prej ditësh, por sot Milani ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit Tiemue Bakajoko.

23-vjeçari francez kalon në Milano në huazim nga Çelsi, por me “Djallin” që do të jetë të drejtën e blerjes për një shifër totale prej 40 milionë eurosh.

Ish-ylli i Monakos kaloi te Çelsi verën e shkuar për të njëjtën shifër, por pati një sezon plot luhatje, ashtu si skuadra londineze.

Blerje e rëndësishme, por që nuk zgjidh hallin e Milanit për një mesfushor organizator dhe me cilësi të mira ofensive. Anësori sulmues Kastijeho është thuajse kuqezi dhe pritet vetëm zyrtarizimi, për të çuar Karlos Bakan te Vijareali në këmbim, por Leonardo e Maldini po punojnë për një goditje të fundit madhore.

Ëndrra sipas mediave është Milinkoviç Saviç, por ai kushton tmerrësisht shtrenjtë, ndërsa më i arritshëm duket talenti i PSG-së Rabio, i cili ka refuzuar rinovimin me klubin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *