Bakajoko me valixhe në duar, Milani projekton pasuesin

0

Tiemue Bakajoko po rezulton një dështim te Milani. Mesfushori nuk po arrin të përshtatet dhe kuqezinjtë nuk janë të kënaqur me atë që ka dhënë lojtari i marrë nga Çelsi në huazim me të drejtë blerje.

Në Angli janë të sigurt që Bakajoko do të lërë Serinë A që në janar dhe kjo do t’u krijonte mundësinë drejtuesve të Milanit për të kursyer paratë e nevojshme për një tjetër lëvizje në merkato.

Çesk Fabregas është një dëshirë e hershme e Milanit dhe po punohet që në janar ta marrin lojtarin nga londinezët. Kuqezinjtë e duan me ngulm mesfushorin spanjoll dhe pritet të shihet se si do të shkojnë bisedimet për transferimin e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.