Bakajoko ka ende adhurues, Çelsi gati ta shesë në… Liverpul

Milani vendosi të mos investonte për shërbimet e Timeu Bakajokos, por as Frenk Lampard nuk e sheh pjesë të planeve të tij në Çelsin që po ndërton. Mesfushorit francez i duhet të gjejë një skuadër të re dhe oferta e parë ka ardhur.

24-vjeçari pëlqehet shumë nga Evertoni. Klubi nga Liverpuli e sheh Bakajokon si zëvendësuesin ideal të Idrisa Gana Gueje, i cili u largua drejt PSG-së.

30 milionë euro paguan kampionët e Francës në arkat e Evertonit, që ka nisur sulmin për mesfushorin e Çelsit. Bakajoko la Monakon verën e vitit 2017 për t’u transferuar te “Blutë e Londrës” për shumën e 40 milionë sterlinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *