Bakajoko e përsërit: Dua të qëndroj, Gatuzo si baba për mua!

Timoue Bakajoko ka fituar zemrat e të gjithëve në ambientin kuqezi. Mesfushori i marrë në huazim nga Çelsi po bën një kampionat shumë të mirë dhe është i kënaqur te Milani. Ai e ka shprehur edhe më parë diçka të  tillë. Para ndeshjes me Empolin, ai ka folur për sajtin zyrtar të klubit.

“Ndihem shumë mirë, jam shumë i kënaqur në këtë moment të sezonit. Kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe mendoj se skuadra ka treguar cilësitë e saj dhe momentin e mirë që po kalon. Duam të vazhdojmë kështu, të mbajmë vendin e katërt dhe të përfundojmë në këto pozita, në mënyrë që të kualifikohemi në Champions”, u shpreh Bakajoko.

Më tej ai ka folur edhe për trajnerin Gatuzo dhe raportin që ka më të: “Qyteti? Më pëlqen shumë, jam i lumtur dhe dua të qëndroj këtu. Raporti me Gatuzon? Është e qartë për të gjithë së kemi një raport të mirë dhe kemi ide të njëjta për futbollin. Për mua është si një baba dhe jam i lumtur ta kem si trajner”, është shprehur mesfushori.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *