Bakaj për 3 vjet në Izrael me Hapoel Ranana, “shkes” Salihi

0

Zbulohen prapaskenat: i biri i pronarit dhe trajneri i skuadrës izraelite ishin në “Qemal Stafa” për Derbin, duke firmosur parakontratë me mesfushorin. Futbollisti do të mbajë edhe 20% të vlerës së kartonit

 

Anton Cicani

Vetëm pas thuajse gjashtë muajsh, Elis Bakaj do të largohet sërish nga Shqipëria, këtë herë me destinacion Izraelin, pas eksperiencave të huaja si Rumani (Dinamo Bukuresht) dhe Ukrainë (Çernomorets Odesa). Dhe, si për ironi të fatit, skuadra me të cilën ka arritur akord është ajo të cilës i shënoi dy gola Hamdi Salihi vetëm përpara disa ditësh, Hapoel Ranana, që u mund 2-1 në fushën e saj, kur shkodrani realizoi brenda katër minutash duke i dhënë suksesin skuadrës së Hapoel Haifa. Lajmi bombastik është publikuar dje në portalin izraelit “One.co”, që raportonte se 27-vjeçari i Tiranës ka firmosur për 3 vjet me Hapoel Ranana. Sa i përket detajeve të rrogës, ende asgjë nuk bëhet e ditur dhe mbahet ende e fshehur, teksa në Tiranë, përpara dy javësh, për Derbin e kryeqytetit, në tribunën e “Qemal Stafa” kanë qenë Haim Silvas, trajneri i Hapoel Ranana dhe administratori i klubit, që është edhe i biri i presidentit. Në atë sfidë, për ironi të fatit, Elisi shënoi dy herë për bardheblutë dhe zhvilloi një super ndeshje. Të kujtojmë që Bakaj do të transferohet me parametra zero, pasi tek Tirana kishte një kontratë vetëm për gjashtë muaj dhe në qershor ajo skadon.

Detajet – “Sport Ekspres” arrin që të zbulojë edhe detaje të tjera mbi këtë marrëveshje. Trajneri i Hapoel Ranana, Silvas, ka disa muaj që personalisht ka qenë duke ndjekur mesfushorin, madje edhe disa video kur luante në Ukrainë, tek Odesa. Interesimi i Hapoel Ranana daton prej shumë muajsh. Akordi është gjetur, madje, përpara se të luhej Derbi, ku është firmosur një parakontratë mes palëve, që praktikisht do të thotë se Elisi nga qershori e tej mund të konsiderohet një futbollist i Hapoel Ranana. Por, ka edhe më shumë se kaq: “Sport Ekspres” zbulon se Bakaj ka mbajtur edhe 20% të kartonit të tij. Praktikisht, në rast se do të shitej diku tjetër në të ardhmen, 20% të shumës së kartonit do t’i kalonin mesfushorit të Tiranës.

Salihi – Veç kësaj, ka edhe një prapaskenë tjetër. Hamdi Salihi ka luajtur një rol të rëndësishëm duke folur mirë për Bakajn dhe duke e prezantuar ashtu si duhet tek drejtuesit izraelitë, pasi është pyetur mbi mundësinë për të marrë shqiptarin në ligën izraelite.

 

 

“No koment, do të flas në fund të sezonit!”

Elis Bakaj, në një linjë telefonike me “Sport Eskpres”, nuk ka pranuar apo mohuar lajmin, teksa i pyetur për këtë akord, ai u shpreh: “Nuk prononcohem. Them no koment. Do të flas në fund të sezonit. Jam i përqëndruar tek Tirana dhe tek ndeshjet e fundit që kemi”, tha ai, duke e mbyllur kështu bisedën.

 

 

13

gola

ka shënuar Elis Bakaj në këtë sezon me fanellën e bardhebluve, duke kontribuar edhe në disa asiste. Mesfushori ka rezultuar një nga më deçizivët

 

KO

Ndaj Kukësit, Elis Bakaj do të mungojë për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave

 

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.