Bakaj nuk e harron “vesin”, vjen goli i gjashtë

Elis Bakaj vazhdon të shënojë në Bjellorusi. I rikthyer në rolin e fantazistit, futbollisti kryeqytetas ka realizuar golin e dytë për Shaktjar Soligorsk në ndeshjen që zhvilloi në transfertë kundër Gomel.

Ish-lojtari i Tiranës, Dinamos, Partizanit dhe Kukësit, ka realizuar në minutën e 48-të golin e dytë për skuadrën e tij. Bakaj është treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Për të është goli i gjashtë sezonal.

Shaktjar Soligorsk shënoi edhe një gol tjetër në fund të takimit dhe me rezultatin 3-0 doli nga fusha, duke marrë pikët e plota. Skuadra e Bakajt ngjitet në vendin e dytë, por shanset për titull janë të vogla. BATE Borisov, që ka edhe një ndeshje më pak, numëron 9 pikë më shumë në renditje.

Bakaj në momentin e ekzekutimit të penalltisë ndaj Golem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *