Bakaj në çerekfinale, “buzeqesh” dhe Uzuni në Kroaci

Edhe pse mesjavë, sot ndeshjet kanë qenë të shumta. Në shumë vende janë luajtur ndeshje kupe dhe kjo ka ndodhur edhe në Kroaci, ku Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati i janë gëzuar kualifikimit në turin pasardhës. Që të dy ishin titullarë në fitoren 1-0 që Lokomotiva e Zagrebit regjistroi kundër Primorac Biograd.

Më pas ishte radha e Mërgim Mavrajt, qendërmbrojtësit të kombëtares që debutoi me Arisin e Selanikut në derbin kundër PAOK-ut. Në fund skuadrat u ndanë në barazim 1-1 dhe morën nga një pikë. Nuk mund të mungonte “show” në tribuna, sikurse edhe tensioni.

Ndeshja ishte e vlefshme për Kupën e Greqisë. Ergotelis dhe Aititos Spara janë dy ekipet e përfshira në grupin 4, ku bën pjesë edhe Arisi. Festë për Elis Bakajn në Bjellorusi. Shaktar Soligorski është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës pas gjuajtjes së penalltive. Ndeshja kundër Dinamo Brest u mbyll në barazim 0-0 dhe Bakaj me shokë u treguan më të saktë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *