Bakaj mrekullon Bjellorusinë, sulmuesi sërish protagonist

Elis Bakaj po shkëlqen në kampionatin bjellorus. 31-vjeçari ka shënuar në fitoren 1-3 në trasnfertë ndaj skuadrës së Sluckit .Pesë gola në 6 ndeshjet e fundit, gjithnjë e më vendimtar, pas një fillimsezoni ku po i mungonte goli. Shahtjor i katërti, gjithnjë e më pranë vendit të dytë, që është objektivi ynë kryesor, duke parë që për momentin BATE është 9 pikë larg në krye.

Kryeqytetasi dita ditës, po u shpërblen drejtuesve të klubit bjellorus kur vendosën të paguanin 100000 për të blerë kartonin e tij nga skuadra e Kukësit. Javën e ardhme Shaktjor pret në shtëpi Dnepr Mogilevin e vendit të parafundit. Një ndeshje tjetër ku Bakaj ka shumë shanse të mbaj ritmin e golave.

Në javët e para, Bakaj u mjaftua vetëm me asiste, ku kryesonte renditjen e ligës, por golat kanë qenë gjithmonë në arsenalin e tij dhe ishte vetëm çështje kohe para se të fillonte të gjente formën e tij optimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *