Bakaj ka firmosur kontratën me kampionët e rinjë, i sjell probleme me kryesinë e Soligorskit

Elis Bakaj vazhdon të hedh hapa përpara në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar arriti që të linte gjurmën e tij te Shakhtyor Soligorsk pas atij kalimi nga ekipi i Kukësit.

Tashmë duket se ka ardhur koha për një ndërrim të ambientit që do të zyrtarizohet në janar. Të paktën kjo është ajo që raportohet nga mediat në Bjellorusi. Sipas tyre është firmosur edhe një kontratë me ekipin e Brest, që ndodhet në vendin e parë të kampionatit bjellorus. Madje mund t’i quajmë edhe si kampionët e rinjë, pasi në dy ndeshjet e fundit të kampionatit iu nevojiten vetëm 1 pikë për të ngritur trofeun.

Nga ana tjetër, kjo i ka shkaktuar Bakajt edhe probleme me drejtuesit e Soligorskit, që nuk i ka pëlqyer një gjë e tillë pasi janë në vendin e tretë. Por pavarësisht kësaj, oferta nga vendi i parë nuk mund të refuzohet kurrë dhe Bakaj pritet të kalojë në skuadrën e re. /Sport Ekspres/