VIDEO | Nisje perfekte, dygolësh e asist nga Elis Bakaj

Elis Bakaj e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin, për sa i përket ndeshjeve zyrtare. Ditën e sotme, ekipi i tij Shatjor Soligorsk, ka shkatërruar Belshinën në ndeshjen e parë të Kupës, me shifrat 5-0, duke e mbyllur çështjen e kualifikimit që në ndeshjen e parë.

Bakaj ishte protagonist në këtë sfidë me një dopietë, ku fillimisht shënoi në fundin e pjesës së parë, golin e dytë të ndeshjes, ndërsa më pas shënoi edhe golin e tretë të sfidës dhe të dytin personal në minutën e 59-të. Ai gjithashtu edhe asistoi te goli i katërt i Shaktar Soligorsk.

Kështu, 31-vjeçari vijon të konfirmohet një pikë kyçe e ekipit të tij, teksa kujtojmë në sezonin e shkuar shënoi 9 gola, duke ndihmuar Shaktjor Soligrosk të renditej e dyta në kampionat pas BATE Borisov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *