Bakaj e fillon mbarë sezonin, vlerësim për sulmuesin shqiptar

0

Skuadra e Elis Bakajt, Shaktar Soligorsk, e nisi me fitore këtë edicion të kampionatit bjellorus. Klubi ku luan futbollisti shqiptar mundi vizitorët e Slavia Mozyr me rezultatin 1-0.

Bakaj ashtu si sezonin e kaluar vazhdon të mbetet një lojtar i padiskuteshëm në formacionin e nënkampionëve të Bjellorusisë.

31-vjeçari u përzgjodh në formacioni më të mirë të javës të publikuar nga sajti Federatës Bjelloruse të Futbollit. Përzgjedhja e lojtarëve bëhet në bazë të statistikave të mbledhura nga kompania e të dhënave “Instat”.

Formacioni i Javës

Bakaj iu bashkua skuadrës së Shaktar Soligorskut në janar të vitit të kaluar. Këta të fundit shpenzuan mbi 100 mijë euro për të blerë kartonin e tij nga Kukësi. Sezoni i parë i sulmuesit në Bjellorusi rezultoi një sukses, me Bakajn që ishte një ndër më të mirët në skuadër, duke regjistruar 9 gola dhe numrin më të lartë të asisteve në skuadër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.