Baka ia hedh me një ndeshje pezullim

0

Nuk ka pasur furtunë mbi Milanin, pas ngjarjeve në përfundim të ndeshjes kundër Juventusit. Karlos Baka, lojtari më i zemëruar pas penalltisë që vendosi ndeshjen, iu turr njërit prej arbitrave dhe u desh ndërhyrja e shumë personave për ta ndalur, por edhe pse u mendua ndonjë pezullim i rëndë, Komisioni i Disiplinës ka vendosur që kolumbiani të mungojë një ndeshje.

Gjithashtu, Baka është dënuar me 10 mijë euro gjobë, ndërsa janë paralajmëruar Adriano Galiani dhe drejtori sportiv Roko Majorino.

Ndërkaq, në ndeshjen e radhës, kundër Xhenoas, te Milani do të mungojnë edhe Soza e Romanjoli, të dy të pezulluar.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image