Baka bën gjithçka, Milani kap Lacion

0

Rivalët luajnë nesër, por ndërkohë Milani ka bërë detyrën, duke mposhtur 3-1 Kievon dhe duke marrë 3 pikë të çmuara, që e barazojnë në renditje me Lacion e vendit të pestë.

Problemet e frikshme të klubit dhe shitja që nuk po vjen kurrë nuk i kanë shqetësuar shumë lojtarët kuqezinj, që luajtën një ndeshje të mirë kundër Kievos, sidomos në pjesën e dytë.

Baka ishte protagonist absolut, sepse shënoi golin e parë në minutën e 24-t me një aksion personal dhe u duk gjithçka në rrugën e duhur.

Nuk mendonte kështu arbitri, që shpiku një penallti pro Kievos në minutën e 43-të dhe De Guzman barazoi.

Dy minuta më pas, prekje e dukshme me dorë në zonën e Kievos dhe penallti tjetër, por Baka goditi jashtë.

U duk natë ters, aq më shumë që në pjesën e dytë kuqezinjtë po humbnin shumë raste dhe Kievo po kundërsulmonte rrezikshëm, por në minutën e 70-të një goditje këndi gjeti në zonë të lirë Bakën, i cili nuk fali.

Ishte goditja përfundimtare për Kievon, që në fakt vazhdoi të luante në sulm dhe krijoi shumë rreziqe, por në minutën e 82-të Okampos fitoi një 11-metërsh të dyshimtë dhe Lapadula mbylli llogaritë, me Kievon që pak më vonë goditi traversën nga 5 metra distancë dhe aty mbaroi gjithçka.

Image may contain: one or more people and text

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image