Bajiç rikonfirmohet: Dua një vit te Besëlidhja

0

 

 

Bernard GJIKOLAJ

 

I kontaktuar nga “Sport Ekspres” sulmuesi shtatlartë serbi Kosta Bajiç nuk e fshehu entuziazmin e tij për mundësinë që i është dhënë Besëlidhjes për një vend në Superligë sezonin e ri. “Sido që të jetë puna, unë e kam shprehur publikisht besnikërinë time ndaj besëlidhjes, ndaj jam i gatshëm në çdo kategori që të luajë skuadra jam i gatshëm të grumbullohem që ditën e parë. Me lojën e sajë dhe me kushtet që ka Besëlidhja i takonte të ngjitej që sezonin që u mbyllë, por ndoshta vetëm fati na ndali, gjithsesi ne bëmë punën tonë. Ky lajm që mora më gëzoj pa masë, pasi ajo që i ndodhi Besëlidhjes artificialisht, fati po na kthehet në anën tonë dhe kjo për mua është një borxh që i duhet kthyer dhe besoj se i erdhi dita. Duke shpresuar në atë lajm të gëzuar që mora, Besëlidhja në Superligë do të jetë një nga skuadra më të mira, pra jo vetëm se do të mbijetojë, por edhe do të pretendojë për sukses”, e mbylli bisedën sulmuesi serb i Besëlidhjes, Kosta Bajiç.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.