Bajiç në super-formë: Besëlidhja s’ka rivalë!

0

 

Sulmuesi shtatlartë që është një nga shënuesit më të mirë të lezhjanëve dhe Grupit të Veriut shkëlqen në testin e kontrollit dhe synon që të shënojë edhe në Velipojë nesër

 

Bernard GJIKOLAJ

Besëlidhja vijon me sukses stërvitjen për llogari të javës së tetë të kampionatit, do të presë në shtëpi Adën. Në ndeshjen e kontrollit, performancë të shkëlqyer shpalosi sulmuesi shtatlartë, serbi Kosta Bajiç duke shënuar gola dhe duke bërë një lojë spektakolare. Sulmuesi serb Kosta Bajiç në fund të këtij viti plotëson një sezon që luan për ngjyrat e Besëlidhjes dhe ka shpalos një performancë të kënaqshme. Për sezonin e kaluar ka shënuar 7 gola, ndërsa për sezonin në vijim deri tani është autori i 5 golave për kampionat dhe 1 për kupë. Gjatë një bisede enkas për “Sport Ekspres”, sulmuesi serb Kosta Bajiç flet mjaft optimist dhe pasionant për Besëlidhjes e këtij sezoni, pasi i beson këtij kontigjenti futbollistësh. “Deri në fund të këtij viti, unë mbush një vit që kam ardhur këtu në Lezhë dhe luajë me Besëlidhjen. Gjatë gjithë kohës që unë militoj në këtë skuadër, kam parë një organizim që vetëm klubet e Superligës mund ta kenë, gjithsesi një skuadër me histori të gjatë e ka lajtmotiv, ndaj ne duhet që kësaj skuadre t’ia rikthejmë emrin dhe lavdinë që i takon. Superliga për sezonin që shkoi, na mbeti në çastet e fundit pa e shijuar, gjithsesi, sporti dhe veçanërisht futbolli i ka këto emocione të forta, por që fatkeqësisht për ne ishin negative. Për sezonin në vijim skuadra është rifreskuar me futbollistë mjaft kualitativ, që e kanë përmirësuar mjaft klimën tekniko-taktike në skuadër, gjë që po jep impaktin e pritur pozitiv. Nga ndeshja në ndeshje Besëlidhja po shpalos vetëm rritje, madje mjaft cilësore, kjo tregon se deri në mbyllje të sezonit, jo vetëm që do ta mbajmë kreun, por jam i bindur se e thellojmë diferencën e pikëve me rivalët tanë. Duke lënë pas historinë dhe komentet, po flas për sfidën që kemi në radhë ndaj Adës, një ndeshje që po e vlerësojmë, pasi ne nuk i paragjykojmë kundërshtarët, se ku ndodhen, apo pse, por i vlerësojmë, pasi duam që të marrim pikët e mundshme për të vijuar rrugën tonë drejt Superligës”, e mbylli bisedën sulmuesi serb i Besëlidhjes Kosta Bajiç.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.