Bajerni vulos të ardhmen e Hames Rodrigez

0

Pas shitjes së Kristiano Ronaldos, Reali është në kërkim të lojtarëve të nivelit të lartë, që do të përforconin ndjeshëm mesfushën e sulmin, por deri tani Los Blancos po hasin vështirësi të mëdha, në një treg shumë të ndërlikuar.

Kohët e fundit është folur për dëshirën e Realit për të kthyer në Madrid mesfushorin kolumbian Hames Rodrigez (111 ndeshje, 36 gola e 40 asiste në Madrid), i cili është i huazuar te Bajerni, por klubi gjerman ka të drejtën e blerjes.

Ndonëse është aluduar në media se Hames ka dëshirë të rikthehet, pasi është larguar trajneri Zidan, Bajerni nuk ka ndërmend ta lërë të lirë dhe tashmë edhe presidenti Karl-Hainc Rumenige flet për këtë temë, duke vulosur qëndrimin e kolumbianit në Mynih.

“Nga Spanja ka shumë thashetheme që nuk janë të vërteta. Situata e kontratës së futbollistit është e qartë për të gjithë. Hames do luajë me ne sezonin e ri dhe unë pres që ai të vijojë me ne edhe më tej”, deklaroi Rumenige për ESPN.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.