Bajerni synon ekipin perfekt, marrëveshje me yllin e La Ligas

0

Bajerni këtë merkato e ka “thyer” kasafortën dhe po pretendon të krijojë një ekip perfekt. Sipas medieve vendase, Rumenige ka arritur një marrëveshje paraprake me Mark Roka. Mesfushori aktivizohet me Espanjolin në La Liga dhe me kombëtaren e të rinjve të Spanjës në Evropian.

Sezonin e fundit ka treguar një futboll të bukur dhe Kovaç e ka vënë re. Klauzola e lirimit të tij është 40 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Lojtari është dakort me transferimin në Bavari dhe mbetet vetëm marrëveshja me klubin katalanas.

Këto të fundit qëndrojnë pa frikë në bisedime, duke parë marrëveshjen afatgjatë me lojtarin. Kështu, e vetmja zgjidhje për Bajernin do të jetë shlyerja totale e klauzolës së 23-vjeçarit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.