Bajerni shkatërron Arsenalin, Reali ka ende punë për të bërë

0

Vit i ri, histori e vjetër: Bajerni i Mynihut ka shpartalluar sot Arsenalin 5-1, në një ndeshje “Déjà vu”, sepse edhe sezonin e shkuar, në nëntor 2015, bavarezët fituan sërish 5-1, me Levandovskin dhe Robenin që dhuronin spektakël.

E njëjta gjë edhe sot, sepse Roben hapi “vallëzimin” me një gol fenomenal që në minutën e 11-të, ndërsa Arsenali barazoi përkohësisht me Sançez nga pika e bardhë në të 30-tën, por thjesht sa ngacmoi “folenvë e grerëzave”, sepse aty Bajerni e shtoi ritmin.

Në pjesën e dytë, në 25 minuta, Levandovski, Tiago Alkantara dy herë dhe Myler në fundin e takimit mbyllën gjithçka, me ndeshjen e kthimit që praktikisht bëhet pa vlerë.

Ndërkaq, Reali i Madridit ka mundur Napolin 3-1, por e nisi ters, sepse Lorenco Insinje e befasoi me një gol fantastik. Gjithsesi, kampionët e Europës përmbysën gjithçka me gola nga Benzema, Kros e Kasemiro, ky i fundit një gol fenomenal që shton shanset për kualifikim, por në Napoli nuk do të jetë një shëtitje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here