Bajerni programon në merkato yllin e Realit

0

Nga Anglia vjen lajmi i bujshëm për interesimin e bavarezëve. Uellsiani ende nuk ka justifikuar në Madrid milionat e shpenzuar për të dhe duket se për të do të “luftojnë” Bajerni dhe “Djajtë”

Te Bajerni vetëm lojtarët e klasit që nuk mungojnë dhe sidomos në mesfushën ofensive, por ja që kampionët e Gjermanisë nuk “ngopen” nga klasi dhe cilësia. Thashethemi më i fundit në merkato mund të quhet me të vërtet i bujshëm dhe spektakolar nëse realizohet. Mediet britanike raportojnë se Bajerni është i interesuar të përforcojë ofensivën me një lojtar të kalibrit botëror. Ai është Garet Bejl, mesfushor i Real Madridi. I transferuar te “Galaktikët” vitin 2013, uellsiani nuk i ka justifikuar asnjëherë 91 milionë eurot e paguara për të në llogarinë e Totenhemit dhe në këtë mënyrë klubi “Los Blancos” nuk e mbyll derën e një largimi të mundshëm.

Lajmi – Ka qenë portali gjerman “Sportal” që citon tabloidin “Daily Mirror”, sipas të cilit Bajerni ka dhënë sinjale në drejtim të uellsianit për ta transferuar, duke marrë parasysh “plakjen” e Arjen Robenit dhe Frenk Riberisë. Nëse hyjnë në garë, kampionët e Gjermanisë duhet të bëjnë llogaritë me Mançester Junajtidin dhe milionat që ish-trajneri i bavarezëve, Luis van Gal. ka llogaritur për të shkëputur britanikun nga Madridi. Anglezët tentuan ta finalizonin blerjen e uellsianit që në merkaton e verës, por Florentino Perez bëri një hap pas duke kërkuar t’i jepte dhe një shans që mesa duket Bejl nuk po e shfrytëzon. Në këtë mënyrë, ky mund të jetë sezoni i fundit për ish-mesfushorin e Totenhemit, i cili do të marrë vendimin final për destinacionin që dëshiron të ndjekë. Këtë betejë Bajerni mund ta fitojë vetëm nëse do të jetë lojtari që do të kërkojë skuadrën gjermane, pasi përballë milionave të premtuara nga “Djajtë e Kuq”, klubi gjerman mund edhe të dorëzohet. Një gjë dihet me siguri. Bejl nuk është lloji i lojtarit që pëlqen trajneri aktual, Pep Guardiola. Nëse bavarezët me të vërtet e duan uellsianin, mbase do të thotë se katalanasi nuk do të jetë trajner në Mynih vitin tjetër, siç spekulohet.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image