Bajerni përforcon mbrojtjen, prezanton kampionin e botës

0

Akordi ishte arritur prej kohësh, ndërsa zyrtarizimi ka ardhur gjatë ditës së sotme. Bajern Mynih ka prezantuar Benxhamin Pavard, ish-lojtarin e Shtutgartit.

23-vjeçari u shpall kampion bote me Francën verën e kaluar, duke fituar postin e titullarit dhe duke zhvilluar një kompeticion fantastik. Ai aktivizohet në qendër të mbrojtjes, në krah të djathtë dhe në rolin e mesfushorit shkatërrues.

Pavard ka zgjedhur numrin 5 dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, të cilët paguan 35 milionë euro te Shtutgarti për kartonin e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.