Bajerni pazar te Fiorentina, synohet talenti italian

Drejtuesit e Bajernit të Mynihut po përgatiten të investojnë shuma të mëdha parash në merkaton e verës. Arjen Roben dhe Frank Riberi i kanë bërë valixhet gati dhe tani është koha për t’i dhënë një mundësi brezit të ri.

Gjatë javëve të fundit bavarezët janë përfolur se kanë shfaqur interes për sulmuesin e Çelsit Kalum Hudson-Odoi dhe Nikolas Pepen e Lilës. Megjithatë, media italiane “La Repubblica” ka zbuluar se drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë kanë shfaqur interes për një sulmues anësor që aktivizohet në Serie A.

Bëhet fjalë për talentin e Fiorentinës Federika Kieza. Talenti 21-vjeçar është prej tri sezonesh pjesë e rregullt e formacionit titullar dhe duket e afërt dita që ai të ndërmarrë hapin tjetër të karrierës.

Kalimi të Bajerni i Mynihut do të ishte një ëndërr e bërë realitet, por në të njëjtën kohë një sfidë shumë e madhe, pasi kemi të  bëjmë me një klub “gjigant” me një kontingjent të frikshëm lojtarësh. Bisedimet mes zyrtarëve të dy klubeve kanë filluar dhe në javët në vazhdim pritet që të kemi shumë të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *