Bajerni “pa frena”, gati surpriza 70 milionë euroshe

Bajerni i Mynihut është padyshim klubi më aktiv në merkato, edhe pse ende duhet kohë që të hapet afati kalimtar. Gjiganti gjerman ka siguruar shërbimet e Pavard dhe Lukas Hernandez për sezonin e ardhshëm, me një shumë totale prej 115 milionë eurosh të shpenzuar për dy kampionët e Botës.

Hernandez dhe Pavard

Pavarësisht nënshkrimit me dy mbrojtës, bavarezët duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq për sa i përket prapavijës. Ditën e sotme, në media po qarkullon lajmi se drejtues të klubit gjerman kanë bërë gati një ofertë për Matijs De Ligt, që besohet të jetë diçka më shumë se 70 milionë euro.
Sipas mediave, paratë nuk do të jenë problem për Bajernin këtë merkato dhe se futja në garë për De Ligt, lidhet me faktin se Zherom Boateng dhe Mats Humels, shihen si e kaluar për klubin, me Niklas Zylen që pritet të jetë diga kryesore në mbrojtje.

Niklas Zyle

Në garë për De Ligt janë edhe Barcelona apo dhe Juventus, por me klubin blaugrana që duket më favorit, kjo dhe për shkak të marrëdhënies së mirë që ka me Ajaksin edhe pas nënshkrimit me Frenki De Jong.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *