Bajerni, optimist për dy qendërmbrojtësit

0

Në ndeshjen e vajtjes kundër Real Madridit Bajerni e ndjeu së tepërmi mungesën e qendërmbrojtësit Mats Humels dhe sulmuesit kryesor Robert Levandovski.

Ky i fundit do të jetë në fushë nesër, por Karlo Ançeloti nuk është i qetë, sepse në mbrojtje ka shumë probleme.

Humels është ende në dyshim dhe po ashtu, edhe qendërmbrojtësi Zherom Boateng është i dëmtuar dhe nuk është vendosur ende nëse do të luajë.

Megjithatë, presidenti Karl-Hainc Rumenige qetëson tifozët, me deklaratën e tij një ditë para ndeshjes: “Do të kryhet një provë sot. Gjithçka shkoi mirë në stërvitjen e djeshme, edhe me Boatengun, ndërsa Levandovski u stërvit me skuadrën. Duhet të presim, por nuk jemi aq pesimistë”.

Havi Martinez do të mungojë për pezullim në Madrid, ndaj nëse Humels e Boateng nuk do t’ia dalin, në qendër do të luajnë David Alaba e Xhoshua Kimish.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image