Bajerni nuk dorëzohet, gati oferta e radhës për talentin anglez

Bajerni i Mynihut nuk dorëzohet dhe ka përgatitur ofertën e radhës për Hudson-Odoi. Klubi gjerman interesohet prej kohësh për talentin anglez, por Çelsi po reziston duke mos pranuar asnjë ofertë.

Siç raporton “The Sun”, drejtuesit e Bajernit kanë gati 45 milionë sterlina për shërbimet e 18-vjeçarit. Trajneri Sarri akuzoi bavarezët për joprofesionalizëm, pasi kanë kontaktuar me lojtarin pa lajmëruar klubin anglez, ndërsa e cilësoi lojtarin ofensiv si e ardhmja e klubit.

Reagimi i gjermanëve erdhi me anë të Rumeniges, i cili foli për situatën e krijuar. “Në të kaluarën kemi treguar se dimë t’i mbyllim transferimet në përpjekjet e dyta. Unë e njoh mirë Salihamixhiçin dhe e di mirë se ai po përgatit një tjetër ofertë për Hudson-Odoi.

Anglezit i përfundon kontrata me Çelsin në verën e vitit 2020 dhe ai nuk po pranon të rinovojë. Bajerni i ka ofruar një rrogë prej 85.000 sterlinash në javë dhe tani ka gati ofertën e radhës për në verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *